Njihuni me robotin që shkon në shkollë në vend të nxënësve kur ata janë të sëmurë (Video)

 Njihuni me robotin që shkon në shkollë në vend të nxënësve kur ata janë të sëmurë (Video)

Në Japoni, studentët mund të dërgojnë robotët e tyre kur nuk shkojnë në shkollë.

Sipas një programi që ka filluar fazën e testimit në Tokio të Japonisë, studentët mund të dërgojnë robotët e tyre në shkollë në ditët kur janë të sëmurë.

Sistemi robotik, i cili ka për qëllim që të mos i le prapa nxënësit gjatë kohës kur ata janë të sëmurë, filloi të testohet më 31 tetor të këtij viti në shkollën Tomobe-Higashi që ndodhet në qytezën Kasama të Tokios.

Roboti i quajtur Ori Hime mund të jetë i pranishëm në vend të studentëve dhe më pas t’i transferojë atyre të gjitha gjërat që i ka mësuar gjatë asaj dite.

Roboti Ori Hime, është i projektuar në atë mënyrë që të jetë i përshtatshëm me bankat e nxënësve. Ai në të njëjtën kohë ka kapacitet të ngrit dorë, dhe të reagojë në rastet kur nuk kupton diçka.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com