Noizy flet për grindjen me policinë: Njëri prej tyre ishte grindavec, ja tregoj unë atij (Video)

 Noizy flet për grindjen me policinë: Njëri prej tyre ishte grindavec, ja tregoj unë atij (Video)

Incidenti mes Noizyt dhe forcave policore RENEA ka qenë i rëndë. Vetë Noizy në një lidhje direkte për Top Channel, ka thënë se është dhunuar nga forcat e policisë.

“Po pastrojmë tullat, janë bashkuar të gjithë soletat bashkë dhe janë shumë të vështira. Më vonë shkojmë nga stadiumi dhe gatuajmë. Unë u interesova nëse ka njerëz që duan të bëjnë ushqim dhe më thanë që ushqim ka boll, por nuk janë të gatuara, mora disa tenxhere të mëdha në hotelet përreth”, tregon ai në “Ftesë në 5”.

Ndërkohë këngëtari tregon se një nga efektivët prezent ka ushtruar dhunë ndaj tij: “Unë do të ndihmoja çdo person në çdo vend. Këtu qëlloi dhe këtu jam. Ndodhi në qytetin tim dhe do ndihmoj cilindo në nevojë. Fakti që ndodhi në Shqipëri më dhemb, nuk ka lidhje qyteti apo fshati”.

Unë kam ndihmuar me aq sa kam mundësi. Shikoj se kanë ardhur forcat Renea. Njëri prej këtyre është shumë grindavec. Unë kam këtu gjithë ditën dhe jam duke ndihmuar. Unë nuk jam fëmijë, por një punonjës shteti, ndaj duhet të ketë një mënyrë komunikimi. U munduan të më ushtrojnë dhunë, por nuk jam dolën, jam çarë tek këmbët nga tentativa për të më ushtruar dhunë. Zbrit poshtë nga këtu”.

“Unë nuk dua të më trajtojnë mirë se jam Noyzi, por njeriu nuk trajtohet në atë mënyrë sidomos në këtë situatë. Nuk është ashtu sepse janë disa persona që po zihen me këtë person. Unë me shpresë të zotit do të shkoj bashkë me të tjerë në stadium. U bëj thirrje kuzhinierëve që të ndihmojnë të gatuajnë ushqim, sepse njerëzit kanë nevojë të hanë. Ju lutem të gjithëve që të krijojnë një strehim për të gatuar dhe njerëzit t’i konsumojnë ato”, tha ai.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com