Norvegjia i shpreh Kurtit gatishmërinë ta ndihmojë Kosovën në dialogun me Serbinë

 Norvegjia i shpreh Kurtit gatishmërinë ta ndihmojë Kosovën në dialogun me Serbinë

Në takim u fol për dialogun me Serbinë, ku Bjornstad shprehu gatishmërinë e shtetit norvegjez të ndihmojë në këtë proces
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor nga Ministria e Jashtme e Norvegjisë, Arne Sannes Bjornstad, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Në këtë takim Kurti foli për prioritetet e Qeverisë së re dhe për procesin se ku ndodhen ministritë momentalisht me procesin e fuzionimit. Ai tha se puna dhe drejtësia do të jenë prioritetet kryesore.

Përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor nga Ministria e Jashtme e Norvegjisë pasi uroi kryeministrin Kurti për punën dhe detyrat e reja, shprehu gatishmërinë e shtetit norvegjez për të ndihmuar qeverinë e re, duke ofruar përvojat e Norvegjisë.

Në takim u fol edhe për dialogun me Serbinë, ku Bjornstad shprehu gatishmërinë e shtetit norvegjez të ndihmojë në këtë proces.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com