Nuk mbajti premtimin e zgjedhjeve, kryetari i komunës tërhiqet zvarrë në rrugë (Video)

 Nuk mbajti premtimin e zgjedhjeve, kryetari i komunës tërhiqet zvarrë në rrugë (Video)

Të paktën 11 njerëz janë arrestuar në Meksikë pasi morën kryetarin e fshatit të tyre me dhunë nga zyra, e lidhën në kamionetë dhe e tërhoqën zvarrë në rrugë.

Policia ndërhyri për të liruar kryetarin Jorge Luis Escandon Hernandez, i cili raportohet se nuk pësoi lëndime të mëdha.

Hernandez është sulmuar për herë të dytë nga fermerët, që i kërkuan të përmbushë premtimin elektoral për rregullimin e një rruge në zonë. /Lajmi.net/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com