Nuk ndalojnë lëkundjet, dy tërmete pas mesnatës

 Nuk ndalojnë lëkundjet, dy tërmete pas mesnatës

Rreth orës 12: 02 Tirana dhe Durrësi janë goditur nga dy lëkudje tërmeti. Sipas IGJEUM, magnituda ishte 4.8 i shkalles rihter. Epiqendra e tërmetit ishte 4 kilometra larg Shijakut.

Ndërsa në orën 12:26 një tjetër tërmet ra në Adriatik 3.4 i shkallës rihter. Edhe më herët gjatë ditës së sotme janë raportuar lëkundje tërmeti. Bëhet fjalë për lëvizje që kapnin magnituda nga 3 deri në 4.5 të shkallës Rihter.

Nga tërmeti katastrofik i 26 Nëntorit raportohet se deri më tani kanë humbur jetën 48 persona. Zonat më të prekura janë Durrësi dhe Thumana./Kohajone/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com