Numërohen 85% të votave në Shkup, Danella në epërsi – AlbMania          

Numërohen 85% të votave në Shkup, Danella në epërsi

 Numërohen 85% të votave në Shkup, Danella në epërsi

Nga 85 për qind të votave të numëruar nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor për kryetar të komunës së Shkupit, kandidatja e pavarur e përkrahur nga VMRO-DPMNE, Danella Arsovska ka 37,20 për qind të votave, ndërsa kandidati i LSDM-së Petre Shilegov ka 34.97 për qind.

Më pas është Pero Georgievski nga E Majta me 8.55%, Arben Shaqiri nga PLD-DOM me 4.08%, Ana Petrovska nga Qyteti i Gjelbër Human me 3.90% dhe Aleksandar Tortevski nga Parti Yte me 1.07%.