Numri i viktimave arrin në 563 nga koronavirusi

 Numri i viktimave arrin në 563 nga koronavirusi

Gjatë 24- orëve të fundit nga koronavirusi në Kinë kanë vdekur edhe 73 persona, me të cilët numri i përgjithshëm i viktimave nga infektimi u rrit në 563, kumtoi sot Komisioni nacional shëndetësor kinez.

Komisioni shton se janë regjistruar edhe 3.694 raste të reja të sëmundjes, tani numri i të infektuarve me virus arrin gjithsej 38.018 persona, njoftuan mediat britanike.

Trupat e pajetë të viktimave të koronavirusit duhet të digjen në afërsi të vendit ku kanë vdekur. Varrimi dhe të gjitha ritet e tjera janë të ndaluara, sipas autoriteteve kineze.

Trupat e infektuar nuk guxojnë të transportohen në një rajon tjetër, e as të varrosen, kanë bërë të ditur zyrtarë të Komisionit Nacional për Shëndetësi.

Ata fillimisht duhet dezinfektuar dhe të futen nëpër thasë që më pas të vulosen nga punonjësit shëndetësorë, ku nga ai moment nuk guxojnë më të hapen.

E personat e angazhuar për djegien e trupave do ta kryejnë punën e tyre me rroba speciale, që gjithashtu do të kenë mjete të veçanta transportuese.

Trupat duhet transportuar gjatë një linje të definuar në detaje, dhe me të mbërritur në vendin e ngjarjes, do të digjen sipas instruksioneve të dhëna nga autoritetet përkatëse.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com