OEMVP fton bizneset në Maqedoni të ndihmojnë të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

 OEMVP fton bizneset në Maqedoni të ndihmojnë të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore i ka ftuar anëtarët e saj (bizneset) në takim urgjent, në të cilin do të diskutojnë për mënyrat e ndihmës për familjet e viktimave të tërmetit në Shqipëri.

Takimi do të mbahet sot në një nga lokalet e kompanisë “Tempo 99” në Vizbeg.

“Në emër të kryetarit të OEMVP Nebi Hoxha, Ju ftojmë në takim urgjent për të diskutuar mënyrat e ndihmës për familjet e viktimave të tërmetit në Shqipëri që ka ndodhur sot në orët e hershme. Anëtarët e OEMVP gjithmonë kanë qenë solidarë në situata të tilla dhe besojmë fortë se edhe sot do të dëshmohet ky përcaktim i bizneseve shqiptare për të ndihmuar të tjerët në situata krizash. Poashtu Ju apelojmë që të ftoni edhe biznese tjera të përfshihen në këtë ngjarje. Takimi do të mbahet sot (26.11.2019) ora: 13:00 në lokalet e kompanisë TEMPO 99 në Vizbeg”, thuhet në njoftimin e OEMVP-së.

Ndryshe, sipas informacioneve të fundit, përveç dëmeve të mëdha materiale, jetën nga tërmetet me epiqendër në Durrës e kanë humbur 13 persona.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com