OP: ASH-AAA do të udhëheq disa drejtori në Bashkinë e Shkupit, ja cilat – AlbMania          

OP: ASH-AAA do të udhëheq disa drejtori në Bashkinë e Shkupit, ja cilat

 OP: ASH-AAA do të udhëheq disa drejtori në Bashkinë e Shkupit, ja cilat

Portali OnPress në faqen e saj në facebook shkruan se pas fitores së sigurtë në rrethin e dytë të kandidates të pavarur për qytetin e Shkupit, Danella Arsovska koalicioni AlternAtivA – Aleanca për Shqiptarët do të udhëheq me drejtorit si Higjienën Komunale, Parqe dhe Gjelbërime, Ujësjellësi dhe Kanalizimi, shkruan ONPress

Teksti integral nga ONPRESS:

Koalicioni AlternAtivA & Aleanca për Shqiptarët e merr Higjienën Komunale, Parqe dhe Gjelbërime dhe Ujësjellësi dhe Kanalizimi

Tash, kur është e sigurt se zgjedhjet për të parin e Shkupit do t’i fitojë kandidatja e pavarur, Danella Arsovska, është dakorduar që menjëherë pas zgjedhjeve koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe AlternAtivA t’i marrin drejtoritë e Higjienës Komunale, Parqe dhe Gjelbërime dhe Ujësjellësi dhe Kanalizimi.
Madje, nëpër struktura përmenden edhe emrat konkretë se kush do të jenë drejtorët.
Sidoqoftë, kjo marrëveshje do ta përmbysë krejtësisht rezultatin zgjedhor në Komunën e Çairit në favor të kandidatit Bekim Sali.

Burimi i lajmit: ONPRESS

https://www.facebook.com/101958325019291/posts/340934447788343/?d=n