Operohet Ramiz Lladrovci

 Operohet Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është operuar nga gurët në tëmth.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes nPostimi i tij i plotë në Facebook:jë postimi në llogarinë e tij në Facebook, derisa ka falënderuar dr. Ekrem Sefiun dhe ekipin mjekësor të Spitalit në Vushtrri.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

“Falënderim

Falënderoj dr. Ekrem Sefiun dhe ekipin mjekësor të Spitalit në Vushtrri, anesteziologun dhe infermieret, të cilët me sukses të plotë, dje, kryen operacionin e largimit të gurëve nga tëmthi.

Falënderoj po ashtu stafin drejtues të spitalit, motrat dhe stafin tjetër të spitalit, për përkujdesjen në mënyrë shembullore dhe rregullin e shkëlqyer në spital.

Ju faleminderit!”, ka shkruar Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.