Ora policore gjatë Bajramit, qeveria s’ka ende vendim – AlbMania          

Ora policore gjatë Bajramit, qeveria s’ka ende vendim

 Ora policore gjatë Bajramit, qeveria s’ka ende vendim

Janë regjistruar edhe 40 raste të reja me virusin korona në vend gjatë 24 orëve të fundit. Ky është numri më i lartë i të prekurve që nga 16 prilli, kur u shënuan 107 raste brenda një dite. Në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë thonë se kujdesi duhet të jetë i shtuar edhe pas lehtësimit të masave.

Ministria e Shëndetësisë

“Sot u diagnostikuan në Shkup 26 persona, Tetovë 10, Kumanovë 1, Prilep 1, Veles 1 dhe Manastir 1”

Ndërkaq, në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup ndërroi jetë 56 vjeçarja, paciente nga Prilepi, e hospitalizuar që nga 12 maji, duke e çuar numrin në 111 të vdekur.

Për dallim nga ditët e kaluara edhe numri i të shëruarve është më i ulët. Janë shëruar 11 persona edhe atë në Shkup 2, Prilep 4, Veles 2, Koçan 2 dhe Shtip 1.”

Të dhënat kanë të bëjnë me 549 testet e kryera, duke e çuar numrin total të testeve në 23316. Nga 209 testimet e skriningut të bëra dje, pozitive rezultoi edhe një e punësuar në një çerdhe të Shkupit duke e çuar ne tre numrin e puninjësve të çerdheve me COVID-19. Bilanci aktual i pandemisë është 1898 të prekur, 1378 të shëruar dhe 409 raste aktive me CoVid-19.