Ortaku i El Chapo-s arrestohet në Romë

 Ortaku i El Chapo-s arrestohet në Romë

Autoritetet italiane arrestuan në aeroportin e “Fiumicino” një prej krerëvetë kartelit të Sinaloas.

Sipas mediave të huaja, përcjell gsh, 43-vjeçari, i njohur me nofkën “Doktor Wagner”, është arrestuar këtë të hënë në Romë.

Ramon Cristobal Santoyo ishte një prej organizatorëve të trakut të drogës nga Meksika drejt Shteteve të Bashkuara

Mbi Wagner rëndojnë akuzat e trakut të drogës dhe pastrimit të parave, për të cilat edhe ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

Ndaj Santoyo ishte lëshuar një urdhër ndërkombëtar arresti që prej vitit 2016, por ai kishte arritur të humbiste gjurmët.

Në momentin e arrestimit në Romë, ai po merrte një avion transit për në Paris për të mbërritur më pas ne Meksikë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com