Osmani në takim me Presidentin e Parlamentit Evropian, tregon çfarë u diskutua

 Osmani në takim me Presidentin e Parlamentit Evropian, tregon çfarë u diskutua

U.D së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me Presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli.

Pas këtij takimi, Osmani tha se me Sassolin patën diskutime të frytshme lidhur me tejkalimin e sfidave në rrugën e Kosovës në procesin e integrimit evropian.

“Ritheksova përkushtimin e Kosovës për të kryer reformat e nevojshme të cilat janë në interes të qytetarëve tanë”, tha Osmani.

Vjosa Osmani udhëtoi dje drejt Brukselit, teksa sot takoi edhe Komisionerin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi./Lajmi.net/