Osmani, përgatisim projekte, Mehmedi: Ata duan ta fshehin te kaluarën!

 Osmani, përgatisim projekte, Mehmedi: Ata duan ta fshehin te kaluarën!

Kanë filluar aktivitetet partiake në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të cilat do të mbahen më 12 prill.

Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani në rrjetin social facebook ka shpërndarë disa fotografi me mbishkrimin “Përgatitje e programit zgjedhor të BDI-së”.

“E diell pune. Përgatitje e programit zgjedhor të BDI-së. Projekte të detajuara, të realizueshme, me burime të definuara të finansimit dhe afate të realizimit. BDI e bëri politikën të matshme!”, shkruajti Osmani.

E diell pune. Përgatitje e programit zgjedhor të BDI-së. Projekte të detajuara, të realizueshme, me burime të definuara të finansimit dhe afate të realizimit. BDI e bëri politikën të matshme!

Gepostet von Bujar Osmani am Sonntag, 9. Februar 2020

E në kuadër të aktiviteteve partiake, Remzi Mehmedi, Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët mbrëmë ka lëshuar akuza në adresë të Bashkimit Demokratik për Integrim. Ai simpatizuesve të ASH-së u kishte thënë se BDI-ja kërkon mbështetje për të fshehur të kaluarën e tyre.

“Ne, vëllezër, kërkojmë mbështetjen tuaj që ta ndërtojmë të ardhmen tonë, ndërsa ata kërkojnë mbështetjen tuaj që ta fshehin të kaluarën e tyre”, tha Mehmedi.

Mirë e tha Remzi Mehmedi mbrëm:"Ne, vëllezër, kërkojmë mbështetjen tuaj që ta ndërtojmë të ardhmen tonë, ndërsa ata kërkojnë mbështetjen tuaj që ta fshehin të kaluarën e tyre".

Gepostet von Omer Ajdini am Sonntag, 9. Februar 2020

Ndryshe, zgjedhjet parlamentare të parakohshme në vend parashihet të mbahen më 12 prill. Kurse Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut pritet të shpërndahet këtë të mërkurë./TV21/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com