Osmani: Tarifa 100% të zëvendësohet me reciprocitet

 Osmani: Tarifa 100% të zëvendësohet me reciprocitet

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani mbas mbledhjes së kryesisë, në një konferencë shtypi, ka thënë se zëvendësimi i tarifës 100% ndaj produkteve serbe me reciprocitet të plotë, ka qenë pjesë e programit qeverisës.

Osmani ka thënë se koalicioni qeverisës, LDK-LVV, ka pajtueshmëri të plotë për këtë vendim.

“Tarifa të zëvendësohet me reciprocitet, këtë vendim nuk e merr Kuvendi por Qeveria.

Ka pajtim të tillë, është pjesë e programit qeverisës ndërmjet dy partive”, ka thënë ajo.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com