Osmani thotë se bojkoti i PDK-së është politik

 Osmani thotë se bojkoti i PDK-së është politik

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ka thënë se heqja e fotografisë së presidentit Hashim Thaçi, nuk përbën shkelje të ligjit.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), edhe gjatë ditës së sotme ka marrë vendim që të bllokojë mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.Madje, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, i është drejtuar sot edhe me një shkresë Vjosa Osmanit dhe Sekretarit të Kuvendit, duke iu bërë të qartë edhe zyrtarisht arsyet e bojkotit të mbledhjeve të Kryesisë së Kuvendit si veprim fillestar simbolik e politik, dhe duke kujtuar shkeljet ligjore me rastin e heqjes së fotografisë zyrtare të Presidentit të Republikës së Kosovës.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, ka thënë se vendimi i PDK-së për bojkot është politik dhe asgjë më shumë, raporton lajmi.net.Sipas Osmanit, ajo nuk e ka larguar fotografinë e presidentit Thaçi nga kabineti i saj, por e ka zhvendosur dhe se zhvendosja e fotografisë nuk përbën shkelje të ligjit.“Nuk ka një vendim të tillë për heqje të fotografisë. Secili që ka qenë në kabinetin tim e din që ka zhvendosje të fotografisë në pozitën e përcaktuar me ligj, ligj në të cilin kam punuar edhe vet në hartimin e tij dhe ky ligj është duke u respektuar në tërësi. Por ta them një gjë të qartë e mirë, nën një, kjo temë është e mbyllur. Nën dy, PDK-ja ka filluar bojkotin ndaj institucioneve më 3 shkurt. Pra në qoftë se ata tash dëshirojnë që të gjejnë arsyetime se si e dekoroj unë zyrën time le të përdorin arsyetime të tilla sepse nuk e gjejnë guximin të tregojnë të vërtetën. Por bojkoti i tyre ka filluar më 3 shkurt në mbrëmjen kur u votua Qeveria e Kosovës dhe pastaj kur u votova edhe unë si kryetare e Kuvendit. Pra bojkoti i tyre është politik dhe nuk ka asnjë lidhje tjetër me temat që po i përdorin si arsyetim. Bojkoti i tyre ka filluar më 3 shkurt kur lëshuan sallën dhe nuk votuan as kundër as për Qeverinë e as nuk morën pjesë as në seancën kur unë u zgjodha kryetare. Pse e bëjnë këtë bojkot politik dhe tentojnë të bllokojnë punën e institucioneve është çështje të cilën duhet t’ia adresoni atyre”, deklaroi Osmani, raporton më tutje lajmi.net.Osmani po ashtu bëri të ditur se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit është marrë vendim që të enjten të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës në të cilën do të votohen komisionet parlamentare.Kryeparlamentarja po ashtu bëri të ditur se PDK-së, do t’i takojnë tre komisione, ai i Financave, Agjencisë së Inteligjencës dhe një komision i tretë.“Në mbledhjen e dytë të Kryesisë, vendosëm me uninamitet që të përcjellin për seancën e radhës e cila do të mbahet të enjten propozimin për konstituimin e komisioneve. Meqenëse është zvogëluar nga 16 në 14 dhe kjo nënkupton që do të kemi në seancën e kuvendit. PDK-së i kanë mbetur dy komisionit më të rëndësishme, mbikëqyrjen e financave publike dhe mbikëqyrja e Agjencionit për Inteligjencë dhe një komision i tretë”, u shpreh Osmani. /Lajmi.net/

LIVE: Vjosa Osmani flet pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit

LIVE: Vjosa Osmani flet pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit

Gepostet von lajmi.net am Montag, 10. Februar 2020

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com