Pa propozim të pranueshëm është e pamundur të ndërpritet greva, ne patjetër të kemi ofertë, paralajmëroi Nedelkov – AlbMania      

Pa propozim të pranueshëm është e pamundur të ndërpritet greva, ne patjetër të kemi ofertë, paralajmëroi Nedelkov

 Pa propozim të pranueshëm është e pamundur të ndërpritet greva, ne patjetër të kemi ofertë, paralajmëroi Nedelkov

Synojmë të njëjtin qëllim, por ecim nëpër rrugë të ndryshme. Edhe qëllimi ynë është greva sa më shpejtë të përfundojë dhe fëmijët të kthehen në bankat e shkollës, por duhet të na kryqëzohen rrugët dhe të kemi zgjidhje të pranueshme që greva të ndërpritet, raportoi MIA. Jemi të sigurt se bëjmë të duhurën në interes të anëtarësisë, është përgjigjur kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov pas apelit të ministrit të Arsimit të vazhdojë mësimi dhe paralelisht të negociojnë për paga më të larta.

Nedellkov ka ftuar qeverinë dhe ministritë resorë të ofrojnë diçka reale dhe se çdo propozim do të shkojë tek anëtarësia që gjatë fundjavës Këshilli i SASHK-ut të shqyrtojë dhe sjell vendim.

“Pa propozim të pranueshëm është e pamundur të ndërpritet greva. Apeloj të tregojnë qasje serioze, të mbledhin forcë, të tregojnë vullnet dhe të ofrojnë përqindje adekuate për arsimim dhe mbrojtje të fëmijëve, të sigurojnë mjete, 18,4 ose përqindje tjetër, ne patjetër të kemi ofertë”, tha Nedellkovi.

Cila është përqindja që do të ishte “linja e kuqe” për SASHK-un, ai shton se nuk mund ta thotë, as vetë nuk e di dhe se do ta caktojë anëtarësia e cila do të vendos për çdo ofertë që do të marrin.

Nedellkovi në konferencë shtypi ka informuar se greva gjithnjë e më shumë është intensifikuar dhe i bashkëngjiten të punësuar që nuk kanë qenë bile anëtarë të Sindikatës.

Janë të kënaqur nga raporti i drejtorëve në shkolla fillore dhe të mesme, por ka shtuar se presione serioze ka nëpër kopshte. Siç ka shtuar kjo po ndodhë në dy të tretat e kopshteve dhe se nga adresë nëpunësi në MPPS, tha Nedellkovi, dërgohen porosi dhe letra joformale pa nënshkrime dhe vulë, me vërejtje se si duhet të veprojnë drejtorët, se me ligj duhet të punojnë tetë orë, se do t’ju shkurtohen mëditjet…

“Ne këtë e llogarisim si presion të ashpër mbi grevistët në kopshte që kanë të drejtën ligjore të shprehin pakënaqësinë e tyre. Me një mënyrë të këtillë nuk ndërtohet besim dhe nuk gjendet zgjidhje”, tha Nedellkov.

Sipas tij, bëhet fjalë për mobing dhe punëtorët kërkojnë të mos përmenden për mbrojtje të tyre, (madje nuk përmendet se për cilin kopsht bëhet fjalë), por ka ftuar autoritetet për monitorim si dhe ato lokale që të futen në kopshte dhe të shohin se çfarë po ndodhë.

“Njerëzit po frikësohen publikisht të flasin. Nevojitet një provë më e vogël për kallëzime penale, por ne nuk tërhiqemi t’i iniciojmë”, ka thënë Nedellkovi.