Panik i madh në Durrës, tërmeti dëmton spitalin, ja momenti kur mjekët e pacientët dalin me vrap jashtë (Video)

 Panik i madh në Durrës, tërmeti dëmton spitalin, ja momenti kur mjekët e pacientët dalin me vrap jashtë (Video)

Një tjetër lëkundje e fortë ka tronditur këtë mesditë Shqipërinë. Tërmeti ka qenë me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter dhe ka shkaktuar panik te qytetarët.

“BalkanWeb” sjell një video nga Spitali i Durrësit, ku shihen mjekët, duke dalë me vrap jashtë. Siç shihet nga videoja, spitali ka pësuar jo pak dëmtime nga tërmeti.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” nga Spitali i Durrësit se ka persona të lënduar dhe të traumatizuar, ku kanë lënë ambientet edhe personat e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.