Paniku nga koronavirusi – Hong Kongu në protestë: Mbyllni kufirin

 Paniku nga koronavirusi – Hong Kongu në protestë: Mbyllni kufirin

Autoritetet kineze kanë bërë të ditur se ka arritur në 361 numri i vdekjeve në Kinë si pasojë e koronavirusit të ri me origjinë nga qyteti Wuhan
Qindra mjekë dhe pedagogë po protestojnë në Hong Kong duke i kërkuar qeverisë lokale të mbyllë kufirin me Kinën, si një masë për të ndaluar infeksionin e koronavirusit tw Wuhan-it.

Ish-kolonia britanike ka regjistruar 15 raste të infeksioneve të njohura, por guvernatori, Carrie Lam miratoi përgjysmimin e lidhjeve ajrore dhe mbylljen e 6 prej 14 hyrjeve tokësore, përveç ndalimit të lidhjeve me tren.

Autoritetet kineze kanë bërë të ditur se ka arritur në 361 numri i vdekjeve në Kinë si pasojë e koronavirusit të ri me origjinë nga qyteti Wuhan.

Shifra është shpallur nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit (NHC), dhe tejkalon vdekjet e shkaktuara nga sindromi i rëndë akut i frymëmarrjes (Sars) i cili në 2002-03 shkaktoi 349 të vdekur, sipas të dhënave zyrtare të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH).

Aktualisht, perhapja totale e koronavirusit është 17,205, më shumë sesa trefishi i 5,327 të Sars. Të paktën 24 provinca dhe bashki kineze, të tilla si Shanghai, Chongqing dhe Guandong, shtynë rinisjen e aktiviteteve ekonomike dhe të prodhimit deri më 10 shkurt nga frika e infeksionit të koronavirusit të Wuhan, citon Tg.Com

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com