Para përvjetorit të aksidentit, seancë e re për “Llaskarcën”

 Para përvjetorit të aksidentit, seancë e re për “Llaskarcën”

Dy ditë para përvjetorit nga aksidenti tragjik në fshatin Llaskarcë, në Gjykatën Penale në Shkup sot do të mbahet seanca e re për aksidentin, në të cilin vitin e kaluar më 13 shkurt jetën e humbën 16-të persona, ndërsa mbi 30-të u lënduan.

Në seancën e fundit, para gjykatës u prezantuan raporte nga Mjekësia Ligjore dhe Psikiatria për shoferin Manoil Trifunovski, sipas të cilëve, shoferi i autobusit të kompanisë Durmo Turs vuante nga diabeti, por kjo nuk ka ndikuar në aftësitë e tij për vozitjeje.

Aktpadinë për këtë rast e përfaqëson prokurori Darko Jakimovski, ndërsa Këshillin Penal e udhëheq gjykatësja Diana Gruevska-Ilievska.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com