Paraburgim shtëpiak për pronarin e “Durmo Turs”

 Paraburgim shtëpiak për pronarin e “Durmo Turs”

Pronari i “Durmo Turs” i cili është i akuzuari i për në aksidentin ku humbën jetën 16 persona është lëshuar në paraburgim shtëpiak.
Durmish Bilalli është lëshuar me garancion. Në fillimin e seancës së sotme, gjykatësja njoftoi për vendimin dhe tha se ai do të mbrohet në liri.
Belulit i është marrë pasaporta, duhet të paraqitet në gjykatë, nuk duhet të kontaktoj me të dëmtuarit dhe të mos merret me transport.
Edhe një nga të akuzuarit e tjerë është lëshuar në paraburgim shtëpiak, bëhet fjalë për të akuzuarin e katërt Igor Gjorgiovski, i cili ka punuar në stacionin e kontrollit teknik./Shenja/