Parashikimet për ‘Oscars 2020’, “Zana” në listën e filmave të mundshëm për t’u nominuar

 Parashikimet për ‘Oscars 2020’, “Zana” në listën e filmave të mundshëm për t’u nominuar

“The Hollywood Reporter” ka publikuar listën me parashikimet për nominimet në “Oscars 2020”.

“Oscars” është njëra nga eventet më të njohura që shpërblen krijimet më të mira të kinematografisë.

Këtë vit, Kosova propozon filmin “Zana” për ta nominuar për çmimet “Oscars”, ndërsa edhe parashikimet e tabloideve të huaja e shohin këtë film në listën e filmave të nominuar për këtë çmim.

“The Hollywood Reporter” ka publikuar listën me parashikimet për nominime në “Oscars 2020”, të listuara nga kolumnisti Scott Feinberg.

Në kategorinë “Filmi më i mirë i huaj”, në mesin e 11 filmave, është renditur edhe “Zana”.

Më poshtë mund ta shihni listën me 11 filmat që parashihen të nominohen në kategorinë “Filmi më i mirë i huaj”:

System Crasher (Gjermania)
And Then We Danced (Suedia)
Honeyland (Maqedonia Veriore)
Those Who Remained (Hungaria)
Beanpole (Rusia)
Monos (Kolombia)
Gully Boy (India)
Corpus Christi (Polonia)
Weathering with You (Japonia)
Incitement (Izrael)
Zana (Kosova).

Aktorja Adriana Matoshi, publikoi në llogarinë e saj në Instagram një fotografi, të shkëputur nga kjo listë e “Hollywood Reporter”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com