Partitë dakord se në ligjin për Prokurorinë duhet të ruhen standardet evropiane

 Partitë dakord se në ligjin për Prokurorinë duhet të ruhen standardet evropiane

Lëshim në bisedimet për PP vetëm nëse ruhen standardet evropiane nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër kërkon kyçje të njeriut të parë të prokurorisë me propozim të opozitës, i cili do t’i lejojë standardet evropiane. Këto janë qëndrimet e ekipeve negociuese për ligjin për Prokurori publike të cilët edhe dje dështuan pas një ore bisede.

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, kryesuese e ekipit të pushtetit, thotë se nuk mund të jetë optimiste duke e ditur se me kë po negocion, por se do të bëjnë gjithçka që të ketë standarde në ligj dhe të dëshmojnë vullnet të mirë aty ku ka hapësirë. Ajo tha se kanë vullnet që të bëjnë lëshim deri në masë ku do të jenë në kuadër të standardeve evropiane dhe se jashtë kësaj nuk do të lëshojnë pe.

“Kemi shumë dallime kurciale, për procedura për mekanizma mbrojtës, emërimi i prokurorit në krye të prokurorisë së re, më pas nëse do të ketë prokurori të re – ekziston dallim dhe së treti kalimi i rasteve, udhëheqja e rasteve, do të thotë të bëhet kornizë ligjore nëse tashmë e kemi pezulluar Ligjin për PSP-në, duhet ato gjëra të rregullohen ligjërisht me qëllim që të mos ketë dyshime”, tha Deskoska.

Deputeti Antonio Milloshoski theksoi se janë të gatshëm të bëjnë konsensus nëse pushteti e realizon atë që e ka premtuar.

I pyetur, deri ku janë përgatitjet që të largohen, duke pasur parasysh atë se për pushtetin nuk është e pranueshme metodologjia në të cilën propozojnë përzgjedhje të shefit të ri të prokurorisë, Milloshoski u përgjigj se mund të largohen deri atje deri ku do të mund të konsiderohet se ka përfshirje thelbësore të opozitës në procesin e delegimit të personit me standarde të larta, i cili do të mund t’i përmbush kriteret evropiane për prokuror publik.

Presidenti Stevo Pendarovski dje tha se LSDM dhe VMRO-DPME janë shumë afër marrëveshjes për ligjin e prokurorisë publike nëse ka vullnet politik. Presidenti konsideron se puna rreth ligjit është spastruar dhe ka ende dy-tre çështje kontestuese për të cilat të dy partitë kanë mendim të ndryshëm.

Theksoi se mosmiratimi i ligjit nuk do të jetë pengesë për vendimin e pritur në tetor për fillim të negociatave me BE-në. (koha.mk)

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com