Partnerja e josh me diçka Ronaldon

 Partnerja e josh me diçka Ronaldon

Xhorxhina Rodriguez ishte prezantuese e Sanremo mbrëmjen e së enjtes.  Dhe e dashura e Kristiano Ronaldos i befasoi të gjithë me një tango në skenë.

Të gjithë e shijuan momentin, por ai që duket mbeti me gojë hapur ishte ylli i futbollit.

Padyshim që CR7 tregoi se është një adhurues i flaktë i të dashurës së tij, pasi gjatë gjithë momentit të kërcimit sytë e tij shkëlqenin ndërsa e shihte Xhorxhinën dhe e duartrokiste.

Kristiano shijoi gjithë spektaklin e dhuruar nga bukuroshja zeshkane nga vendi i tij në rreshtin e parë.

Xhorxhina pas mbarimit të vallëzimit tha se kjo ishte tango e saj e parë dhe se ishte pikërisht Ronaldo që e mësoi të kërcente.

“Është hera e parë që kërcej një tango në Sanremo. Ronaldo më ka ndihmuar, më ka mbështetur, është ai që më mësoi shumë në shtëpi,”- u shpreh ajo.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com