Pas ‘shembjes’ së kriptovalutës, arrestohet investitori që kërkoi pronarin në shtëpi – AlbMania      

Pas ‘shembjes’ së kriptovalutës, arrestohet investitori që kërkoi pronarin në shtëpi

 Pas ‘shembjes’ së kriptovalutës, arrestohet investitori që kërkoi pronarin në shtëpi

Zhdukja e papritur e vlerës së dy valutave dixhitale në fillim të muajit shokoi investitorët dhe fshiu rreth 400 miliardë dollarë nga tregu ne Korene e Jugut, duke përfshirë dhe kriptovaluta të tjera, mes tyre dhe më të fuqishmen, Bitcoin.

Teksa njerëzit humbën kursimet e tyre dhe tani bëjnë apel për ndihmë, një prej tyre u arrestua pasi trokiti në derën e shtëpisë së një “biznesmeni’ të pakapshëm në qendër të skandalit.

Në botën e paqëndrueshme të kriptovalutave, pasuria mund të fitohet ose humbet shpejt – por shembja e vlerës në maj 2022 goditi rëndë një burrë në Korenë e Jugut. Ai tregonte për rrjetin BBC se jeta e tij ishte shkatërruar.

“Ndjehesha sikur do të vdisja,” Thotë nxjerrësi i kriptovalutës i njohur si ‘Chancers’. “Humba shumë para shumë shpejt. Një vlerë prej rreth $2.4 milionë u zhduk nga kriptovalutat e mia”

Chancers ka investuar në kriptovaluta prej vitit 2017, dhe thotë se është bërë i pasur pesë vitet e fundit prej rritjes së vlerës së Bitcoin dhe monedhave të tjera dixhitale.

“Këtu në Kore isha mes 1% më të suksesshmëve për financat, por pas shembjes, tani jam në telashe”, thotë Chancers, duke shtuar se investoi $800,000 nga paratë e tij në një monedhë të quajtur Terra Luna, ndoshta në momentin më të keq.

Bast i fortë

Terra Luna u bë i njohur në 2021, kur vlera e një monedhe u rrit nga $5 në $116 në prill të këtij viti.

Ashtu si shumë të tjerë, Chancers mbështeti bastin se vlera e tij do të rritej edhe më shume.

Por papritur vlera e saj më 9 maj ra në 0, duke humbur 99% të vlerës brenda 48 orëve.

Tani një monedhë elektronike Terra Luna vlen $0.0002.

Rënia e Terra Luna nisi kur valuta e saj simotër TerraUSD, nisi të binte, sipas ekspertëve.

Kur vlera e TerraUSD nisi rënien, filloi dhe shitja e panikut e monedhave Terra Luna që zhduku miliarda dollarë nga tregu dixhital.

Në qendër të kaosit ishte Do Kwon, biznesmeni i panjohur që kishte shpikur sistemet Terra në të cilat ishin ndërtuar monedhat dixhitale, sipas BBC.

Mijëra njerëz u vunë në kërkim të 30-vjeçarit në rrjetet sociale, duke kërkuar përgjigje për paratë e tyre.

Por Chancers shkoi edhe një hap më tej.

Duke parë mungesën e komunikimit nga Kwon, ai zbuloi adresën e milionerit në Seul dhe trokiti në derën e tij.

Madje ai vendosi ta shpërndate konfrontimin me të me shikues të drejtpërdrejtë që ndiqnin kanalin e tij online AfreecaTV.

Ai u zhgënjye kur gruaja e Kwon u përgjigj dhe i tha se burri nuk ishte në shtëpi.

Por pak më vonë policia u vu në dijeni dhe ai u arrestua.

Mediat vendase kapën momentin kur ai u shoqërua në stacionin e policisë Seongdong në Seul.

“Unë nuk hyra me forcë apo kërcënova njeri, por sipas ligjit korean qenka ilegale edhe të shkosh atje për të folur,” thotë Chancers i cili përballet tani me gjobë dhe kufizime.

Chancers totë se i vjen keq që tentoi të fliste drejtpërdrejt me Kwon por thotë se pronarët e kriptovalutave nuk mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre që prekin shumë njerëz.

Rreth 250,000 kishin investuar në monedhat Terra në Korenë e Jugut.

Para se të niste Terra, në 2020, Kwon ishte përgjegjës për dështimin e një tjetër kriptovalute, Basis Cash.