Pas skandalit, Asim Musa jep dorëheqje!

 Pas skandalit, Asim Musa jep dorëheqje!

Zëvendës Ministri i Shëndetësisë nga radhët e BDI-së, Asim Musa, para ca minutave ka dhënë dorëheqje nga posti. Shkak për dorëheqjen e tij është video e paraqitur mbrëmë në emisionin “Fiks Fare” ku Musa merret vesh për 1.000 euro për një ndërhyrje kirurgjike.

Edhe përkundër dorëheqjes, Musa ka mohuar fajësinë e tij, duke thënë se video është grackë politike. Musa poashtu thotë se “pacientit” në emisionin Fiks Fare nuk i ka kërkuar ryshfet, por se i ka sqaruar se në Maqedoni një ndërhyrje e tillë në mjekësinë private në Maqedoni kushton deri 1.000 euro.

Asim Musa ka dhënë dorëheqje nga posti i zv/ ministrit në një dalje para gazetarëve. Ai e kualifikoi si grack videon e publikuar nga Fiks Fare. Musa paralajmëroi se do ndjek rrugën ligjore për tu përballur me këtë grack siç e kualifikoi.

Изјава за медиуми на заменик-министерот за здравство, Асим Муса

[Во живо] Изјава за медиуми на заменик-министерот за здравство, Асим Муса.

Gepostet von Влада на Република Северна Македонија am Dienstag, 15. Oktober 2019