Pas tërmetit në Turqi, Ziadin Sela ngushëllon popullin turk

 Pas tërmetit në Turqi, Ziadin Sela ngushëllon popullin turk

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në rrjetin social Facebook, ka ngushëlluar popullin Turk, pas tërmetit që goditi qytetin Elazig. Sela shkruan se më mirë se shqiptarët në këto momente, askush nuk mund të kuptojë dhimbjen e thellë që po përjeton populli turk, përcjell AlbMania.info

Postimi i plotë i Kreut të ASH-së:

“Më mirë se shqiptarët në këto momente, askush nuk mund të kuptojë dhimbjen e thellë që po përjeton populli turk.

Në emrin tim personal, dhe të Aleancës për Shqiptarët shpreh ngushëllimet e thella për viktimat që ndërruan jetë si pasojë e tërmetit të fuqishëm në Turqi. Solidarizohemi me dhimbjen e banorëve të prekur nga tërmeti.

Le të lutemi për të shtuar durimin tek çdo i prekur nga kjo fatkeqësi natyrore!

Ziadin Sela
Kryetar i Aleancës për Shqiptarët”, është shprehur Sela./AlbMania/

Më mirë se shqiptarët në këto momente, askush nuk mund të kuptojë dhimbjen e thellë që po përjeton populli turk.Në…

Gepostet von Ziadin Sela am Samstag, 25. Januar 2020