Payet pranon uljen e pagës dhe vendos mbylljen e karrierës te Marseille

 Payet pranon uljen e pagës dhe vendos mbylljen e karrierës te Marseille

Ndonëse në moshën 33-vjeçare, Dimitri Payet e sheh ende shumë të largët ditën kur do të vendosë të “varë këpucët në gozhdë”, pasi sot ka njoftuar rinovimin e kontratës me klubin e Marseille, fanellën e të cilit e mban veshur prej 3 sezonesh.

Lajmi është dhënë nga presidenti i klubit, në një konferencë për shtyp ku të pranishëm ishin edhe vetë Payet, por edhe trajneri Andres Villas-Boas, ndërsa bosi i klubit francez nënvizoi sakrificën e sulmuesit anësor për të rinovuar kontratën.

“Me Payet kemi rinovuar kontratën dhe tani ai do të jetë pjesë e jona deri në verën e 2024-ës. Duhet të theksoj sakrificën që ai ka bërë, pasi ka pranuar një ulje të pagës në masën 50% për sezonin e ardhshëm dhe 30% për atë 2021-2022. Gjithashtu edhe për dy vitet e fundit të kampionatit kemi rënë dakord për një reduktim të pagës në masën 40-60%, në varësi të formës së tij”, deklaroi presidenti i Marseille.

Kjo kontratë besohet se mund të jetë e fundit për sulmuesin, pasi në moshën 37-vjeçare, kur edhe t’i përfundojë bashkëpunimi me Marseille, vështirë se do të mund të gjejë një tjetër skuadër të niveleve të larta për të vijuar ende.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com