PDK-ja e keqe po mban ymyd në Lutfi Hazirin që ka me pengu koalicionin me Albinin

 PDK-ja e keqe po mban ymyd në Lutfi Hazirin që ka me pengu koalicionin me Albinin

Shkruan Kimete Berisha

I dekni kapet prej fijes t’kashtës.
PDK-ja e keqe po mban ymyd në Lutfi Hazirin që ka me pengu koalicionin me Albinin.
Nëpër çarshi po flitet se si LDK-ja kategorikisht s’pranon me Albinin, dhe prandaj ‘të gjithë fansat e krimit të PDK-së’ po buzëqeshin.
Edhe më mirë për Vetëvendosjen nëse LDK-ja për hatër t’kuletës së Perhanit nuk e bëjnë kabull Albin Kurtin, sepse kjo veç sa do ta forcojë Albin Kurtin.
Për ta dobësu Albin Kurtin, së pari duhet me ja pranu virtytet që i ka dhe duhet me pranu faktin se krejt rinia dhe krejt ‘facat’ e ‘frajerat’ e Kosovës janë me ta.
Nuk e mundë duke e mohuar.
LDK-ja është ‘real magjike’, sepse ka arritë të shtiret si opozitë, duke qenë pjesë e pushtetit që nga përfundimi i luftës e edhe para luftës, prej se e mbaj veten në mend LDK-ja vendos diçka për neve.
Është mjeshtri e madhe (ndoshta dhe fat) të dukesh ‘e pafajshme’ duke qenë pjesë përbërëse e krimit, nepotizmit dhe korrupcionit.
Kjo është ajo LDK-ja që ta qitke ftyrën n’gazetë e t’përjashtojshin prej shkolle nëse nuk ia pagujshe Isës 3 përqindshin.
E mbaj mend rininë e hershme, paret e bukës u dashke me ua dhanë bosave të LDK-së që sot Isa (me një rrogë) me maru solitera midis Prishtine.
Me ja çel letrat Perhanit, PDK-ja mbetet lulë, prandaj t’kopë barku kur e sheh ti një parti bashkëfajtore e korrupsionit e nepotizmit kah paraqitet elherze.
(I keni pa ato më të përdalurat qysh në fund i marrin për burra djemtë më të mirë.)
Albini nuk duhet ta lus LDK-në, në asnjë mënyrë, sepse refuzimi edhe më i vogël i LDK-së e forcon Vetëvendosjen dhe e shpalos fytyrën e vërtetë të Lidhjes, prapa të cilës fshehen milionerët më të rrezikshëm.
Perhani (me një rrogë) i shkollon vajzat nëpër universitetet më të shtrenjta të botës, dhe prandaj ai bën sevap të na mësoj neve se si mund të bëhesh i pasur në Kosovë, pa vjedh, e jo me na shit moral se budallë s’jem.
Bre Prehani i poshtër, qe 1 vjet m’u ka thy pasqyra e WC-së (ma zi m’u ka shty martesa) tek dje (pas 1 viti) i kam mbledh paret me ble një pasyre dhe me thirr një mjeshtër me vnu.
Ti po na tregon neve se si bëhesh i pasur me një rrogë.
Ju mos na tregoni neve qysh jetohet në Kosovë, mos i tregoni rinisë (që s’kanë pare për një kafe dhe i marrin 100 euro rrogë në muaj për 12 orë pune fizike në ditë), se qysh jetojnë fëmijët tuaj si bosa, pa punu kurgjë, se vijnë ua pshtyjnë ftyrën e flliqtë që e keni.
Juve ju ka pshtu me ftyrë Vjosa, se përndryshe, ju jeni në anën e errët dhe të urryer të Kosovës.
Ju kujtoni se mund ta ‘ngjallni’ PDK-në me pare, por PDK po dergjet prej krimit e korrupsionit, nuk del kush që e shpëton.
PDK-në e pret shuarja, nëse nuk e pranon fajin dhe nuk ndëshkohet për krimet e veta, për t’ia nisur nga fillimi.
Ashtu siç keni mbaruar Ju në politikë.
Falenderojuni Vjosës që ‘ende jeni’.
P.S. Në anën tjetër, me idenë anti-katund të Uran Ismajlit, PDK ka bërë diskriminim në baza qytetae, kur i ka paguar votuesit, derisa siç ka treguar viktima e hajnisë dhe krimit të partisë së tij, Blerim Latifi, nëpër Drenicë votat janë blerë me nga 5 euro, ‘sheherlitë’ në Mitrovicë votat i kanë shitur me nga 20 euro.

Tmerr, kur e blen dështimin me pare.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com