Pendarovski: Nuk kemi bërë mjaftueshëm për ta ndalur emigracionin, i kërkojmë falje popullit

 Pendarovski: Nuk kemi bërë mjaftueshëm për ta ndalur emigracionin, i kërkojmë falje popullit

Presidenti Stevo Pendarovski pranon se deklarata e tij në Novi Sad të Serbisë ka ndikuar negativisht tek qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe për këtë ndjehet fajtor. I pari i shtetit kërkon që subjektet politike të mos e keqpërdorin këtë qëndrim për politika ditore, duke shtuar se gjitha subjektet duhet ulur dhe hartuar strategji të përbashkët për parandalimin e largimit të të rinjve nga vendi.

Duhet të bëjmë vërtet gjithçka që të afrohemi në pjesë e zhvilluar të kontinentit. Në këtë pjesë nuk mund të bëjmë shumë pasi që akoma presim nga Brukseli metodologjinë e re. Duhet konsensus mbi partiak për kapitujt me rëndësi si sundimi i ligjit. Është punë e jona të cilën nuk e kemi mbaruar. Grupi dytë është mbipartizimi i të gjitha institucioneve. Duhet ta kujtoni thënien popullore “Ka ardhur koha që nga rojtari deri tek drejtori, po nuk patën librezë partiake, nuk kanë perspektivë”. Kjo patjetër duhet ndryshuar”-tha Stevo Pendarovski, President.

Pendarovski thotë se deri tani asnjë president, kryeministër apo Qeveri nuk ka punuar mjaftueshëm mbi parandalimin e emigracionit. Sipas tij, prej shkëputjes nga Jugosllavia deri sot nga Maqedonia e Veriut janë larguar mbi 500 mijë qytetarë.

Të gjithë ne që kemi qenë në Qeveri ose që jemi tash, t’i kërkojmë falje popullit maqedonas dhe qytetarëve të Maqedonisë, që nuk kemi punuar sa duhet për t’i parandaluar ndryshimet demografike. Për këtë arsye në vitin 2012 nuk mundëm të bëmë as regjistrimin e popullsisë. Kjo u bë me ndërhyrje politike pasi që u pa se sa pak njerëz mbetën në shtet. Nuk ka asnjë parti politike, president ose kryeministër i cili që nga vitet e 90 e deri sot mund të lavdërohet për zvogëlimin e trendit të ikjes”-pohoi Stevo Pendarovski, President.

Javën e kaluar Pendarovski në Forumin Rinor Rajonal në Serbi, ku duke folur për perspektivat e të rinjve dhe emigracionin mes tjerash theksoi se po të mos ishte president do të largohej nga vendi i tij. Opozita deklaratën e tij e cilësoi si thirrje për largimin e të rinjve, ndërsa vetë presidenti theksoi se është keqinterpretuar.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com