Për herë të parë, Greqia zgjedh një grua për President

 Për herë të parë, Greqia zgjedh një grua për President

Një gjykatëse e lartë u votua nga parlamenti grek si gruaja e pare presidente në historinë e vendit. Katerina Sakellaropoulou, 63 vjeç, deri më tani mbante postin e presidentes së Këshillit të Lartë të Shtetit, një tjetër herë e parë për një grua.

“Jam plotësisht e ndërgjegjshme për peshën që mbaj dhe detyrën që marr përsipër. Pres me padurim të punoj për një shoqëri që respekton të drejtat ashtu siç janë të shkruara në kushtetutë”, tha ajo.

Në një shfaqje të rrallë uniteti kandidatja e propozuar nga Partia Demokracia e Re, në pushtet, u mbështet edhe nga partitë opozitare, përfshirë SYRIZA-n e majtë, me 261 vota në parlamentin me 300 vende. E arsimuar në Francë, Sakellaropoulou u bë presidente e Këshillit të Lartë të Shtetit nën udhëheqjen e SYRIZA-s.

Pas votimit Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se emërimi i Sakellaropoulou çelte një kapitull të ri për vendin, dhe ishte një hap drejt së ardhmes. Posti i presidentit është kryesisht ceremonial edhe pse bart fuqi të kufizuara politike. Sakellaropoulou do të nisë zyrtarisht detyrën ne 13 mars, kur mbaron mandati i Prokopis Pavlopoulos.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com