Për herë të parë në Muzeun e Luvrit emërohet drejtoreshë një femër

 Për herë të parë në Muzeun e Luvrit emërohet drejtoreshë një femër

Francezja Laurence des Cars (54), u emërua drejtoreshë e Luvrit sot, dhe kështu u bë gruaja e parë presidente e muzeut më të famshëm në botë.

Ajo aktualisht është në krye të Muzeut Orsay dhe nga 1 shtatori, ajo do të jetë gruaja e parë që do të kryejë rolin e drejtoreshës së Luvrit, muzeut më të madh në botë, i cili u vizitua nga 10 milionë njerëz në vitin 2019.

Nën udhëheqjen e saj, pjesëmarrja në Muzeun Orsay u rrit ndjeshëm, duke arritur gati katër milionë vizitorë gjatë vitit 2019.

Një eksperte arti e shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX, në vitin 2007 ajo u bë drejtoresha e Muzeut të Francës, një organ i rëndësishëm shtetëror i ngarkuar me monitorimin e hapjes së Luvrit në Abu Dabi – Emiratet e Bashkuara Arabe.

Drejtori aktual i Luvrit, Jean-Luc Martinez, i cili ka qenë në këtë pozitë për tetë vjet, është përgjegjës për sukseset e mëdha të muzeut, por edhe për zgjedhjet e diskutueshme artistike.

Megjithëse nën menaxhimin e tij, Luvre arriti një numër rekord vizitorësh – ekspozita vetëm për Leonardo da Vinçi tërhoqi mbi një milion njerëz, kritikët e kritikojnë atë për bërjen e shumë kompromiseve me brendet kryesore. Nga çantat Louis Vuitton, përmes iniciativës së Arbienby “Një natë me Mona Lisa”, te kontrata me orët Swatch dhe subvencioni i Louvre për videon e Beyonce.

Laurence des Cars gjithashtu luajti një rol kryesor në pikturën e Gustave Klimt “Trëndafilat nën pemë”, kur Franca ktheu për herë të parë një vepër arti të blerë me para të shtetit te trashëgimtarët e viktimave të nazizmit.