Për pesë orë, policia e Maqedonisë së Veriut dënoi 174 këmbësorë – AlbMania      

Për pesë orë, policia e Maqedonisë së Veriut dënoi 174 këmbësorë

 Për pesë orë, policia e Maqedonisë së Veriut dënoi 174 këmbësorë

Gjatë ditës së djeshme janë gjobitur 174 këmbësorë në të gjithë Maqedoninë e Veriut, gjatë kontrollit të zbatuar nga policia në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 16.00.

“Gjatë këtij kontrolli gjithsej janë sanksionuar 174 këmbësorë, 144 prej tyre për kalim të rrugës jashtë vendeve të parapara për kalimin e këmbësorëve, 8 për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe)…Gjatë kontrollit janë regjistruar dhe sanksionuar edhe 114 kundërvajtje tjera. Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, thonë nga MPB.