Për Verushevskin, përgjimet i ka porositur Nikolla Gruevski, jo Sasho Mijallkovi

 Për Verushevskin, përgjimet i ka porositur Nikolla Gruevski, jo Sasho Mijallkovi

Zoran Verushevski, ish drejtori i Drejtorisë për Sigurisë dhe Kundërzbulim dhe këshilltari aktual i sigurisë së kryeministrit Zoran Zaev, duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorisë lidhur me përgjimet e paligjshme në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, tha të enjten se Nikolla Gruevski duhet të jetë i pandehuri i parë.

Sipas Verushevskit, Gruevski ka poseduar dhe posedon numër të madh të bombave dhe i ka shfrytëzuar për të siguruar status të favorshëm.

Saso Mijallkov dhe të pandehurit e tjerë në “Target – Fortesa” deklaruan që ata nuk kishin pyetje për Verushevski.

Në pyetjen e prokurores Lençe Ristovska kur, ku dhe si Verushevski i ka pranuar informacionet për “bombat“, ai tha se kontaktin e parë me provat e dokumentuara e ka pas në vitin 2010.

“Në vitin 2010 në LSDM kishte dokumente dhe informacione për kapacitetin e kufizuar demokratik të qeverisë dhe ekzistimin e një projekti për kontroll të komunikimeve, veçanërisht të orientuar kah për opozita, ndërsa informacionet e tilla vinin nga më shumë burime dhe unë kam pas mundësi ta shoh atë dokumentacion. Bisedat me burimet i konfirmuan dyshimet për shkelje të rëndë të lirisë së fjalës në vend. Ky ishte momenti fillestar që t[përqendrohem në atë çështje. Dokumentacioni ishte me regjistrim digjital, ashtu siç i ishte dorëzuar PSP” – tha Verushevski.

Ndryshe, të akuzuar në “Target – Fortesa” anë Sasho Mijallkov, Gordana Jankulloska, Toni Jakimovski (asokohe kryetar i kabinetit të Mijallkovit), Vlladimir Varelov, Nadica Nikoliq, Silvana Zlatkova, Vasil Isakovski dhe Marjan Shumulikovsko. Të akuzuar janë edhe të arratisurit Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkoski./Almakos/