Pique, mesazh kundër ish-shokut të skuadrës pas barazimit 2-2 me Celta-n

 Pique, mesazh kundër ish-shokut të skuadrës pas barazimit 2-2 me Celta-n

Barcelona ka barazuar 2-2 kundër Celta Vigo-s dhe mund t’i ketë hapur rrugën Real Madrid-it që të marrë kreun e renditjes mbrëmjen e sotme.

Situata është ndezur më shumë pas postimit të bërë nga Gerard Pique, i zemëruar nga aksioni që ka çuar te goli i Celta-s. Protagonist ka qenë ish-lojtari i Inter-it, Rafinha, i cili është huzuar te Vigo pikërisht nga Barça.

Pique nuk ka bërë asnjë referim specifik për ish-shokun e skuadrës, por siç ka shkruar AS, duket se nuk ka dyshime në lidhje me aludimin e qendërmbrojtësit blaugrana:

“Është në natyrën ton të shtiremi. Të shtiremi”, ka qenë mesazhi i Pique.

Pak fjalë që nëse i bashkohen disa mesazheve të tjera nga përdorues të ndryshëm në Twitter, e bëjnë më të qartë situatën. Ylli i Barçës mund t’i referohet aksionit që ka sjellë golin e barazimit të Celta-s në të cilin është sinjalizuar një faull i Pique kundër Rafinha-s.

Në imazhin e postuar nga tifozët në rrjetet sociale duket se Pique nuk e prek kundërshtarin, por Rafinha shtiret se ka pësuar faull ose se ka ekzagjeruar rënien.

Me pak fjalë, Pique nuk e ka pëlqyer aspak sjelljen e ish-shokut të skuadrës, i cili është akoma në pronësi të Barcelona-s.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com