Home 10 Lajme 10 Rajon-Botë 10 Plagosi dy persona para xhamisë, arrestohet 84 vjeçari
Loading...

Plagosi dy persona para xhamisë, arrestohet 84 vjeçari

Dy persona mbeten të plagosur pas një sulmi me armë zjarri para një xhamie në qytetin francez, Bayonne. Menjëherë pas ngjarjes, policia arrestoi një person si të dyshuar kryesor. Bëhet fjalë për një ish ushtarak 84 vjeçar, i cili mësohet se vuan nga kanceri.

Katër vite më parë, i dyshuari kandidoi në Zgjedhjet Krahinore në siglën e partisë së Rally National të Marine Le Pen.

Le Pen një kritik i Islamit e cilësoi sulmin si një “veprim i papërshkrueshëm absolutisht në kundërshtim me të gjitha vlerat e mbartura nga lëvizja jonë”.

Autori dyshohet se hipi mbi bazat e xhamisë rreth orës 03:00 të pasdites së hënë dhe qëlloi dy persona. Ata u dërguan në spitalin Bayonne. Pas aktit që për fat të mirë nuk kishte viktima, burri dogji makinën të cilin e përdori në atentat. Arrestimi i tij u bë pranë shtëpisë së tij në afërsi të Saint-Martin-de-Seignanx, ku iu sekuestrua një armë dhe një bombël gazi.

Nga kontrolli i ushtruar në shtëpinë e tij u gjet edhe një granatë dore. Ende nuk dihet shkaku që e dërgoi 84 vjeçarin të ndërmarrë këtë veprim, teksa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com