PlayStation 5 do harxhojë më pak rrymë sesa PlayStation 4

 PlayStation 5 do harxhojë më pak rrymë sesa PlayStation 4

Bota aktualisht është duke u përpjekur të luftojë ndryshimin klimatik – ose të paktën disa prej saj – të ngadalësojë dhe ndoshta edhe të rikuperojë dëmin që po bëhet nga veprimet e racës njerëzore.

Kjo po bëhet duke përdorur metoda alternative për të krijuar fuqi dhe energji, dhe gjithashtu nga njerëzit nëpërmjet ndryshimit të dietave të tyre.

Rezulton po ashtu se Sony gjithashtu po përpiqet të ofrojë kontributin e vet. Konzola e ardhshme nga kjo kompani – PlayStation 5 – do shpenzojë më pak energji elektrike gjersa nuk do jetë në funksion sesa gjenerata paraprake.

Shefi ekzekutiv i Sony-t bëri të ditur se PS5 do të përdorë 0.5W përgjatë gjendjes “standby”.

Burime brenda firmës teknologjike kanë bërë të ditur se PS5 do lansohet më 15 shkurt të 2020-ës.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com