Po aktivizohen amnistitë e Ivanovit për Gruevskin, Jankulloskën, Mijalkovin, Janakievskin, Protogjerin

 Po aktivizohen amnistitë e Ivanovit për Gruevskin, Jankulloskën, Mijalkovin, Janakievskin, Protogjerin

Gjykata Kushtetuese është një hap para anulimit të të gjitha akuzave, hetimeve dhe proceseve gjyqësore që janë ngritur kundër ish zyrtarëve të VMRO-DPMNE-së, të cilët u amnistuan nga ish-Presidenti Gjorge Ivanov më 12 prill 2016. Një muaj më vonë, Ivanov i revokoi amnistitë, njofton SDK.

Pesë gjyqtarë kushtetues, në seancën e fundit, i kanë mbivotuar katër kolegë të tyre dhe ia kanë dalë të venë në rend të ditës propozimin për rishqyrtimin e nenit 11-a të Ligjit për falje, i cili thotë se presidenti mund të revokojë amnistinë e dhënë. Me këtë nismë pohohet e kundërta, se amnistia që është dhënë një herë nuk mund të revokohet.

Nëse kjo nismë kalon në Gjykatën Kushtetuese, do të aktivizohen amnistitë që iu dhëna më shumë se 50 të dyshuarve, të pandehurve, dëshmitarëve në procedurat e PSP, për të cilat Ivanov atëherë arriti të mbledhin të dhëna, nga prokuroria e atëhershme e Marko Zvrlevskit, se kundër tyre ishim nisur procedura dhe i amnistoi.

Ai pastaj e tërhoqi amnistinë, mundësi të cilën ia jep neni 11a i Ligjit, të cilin shumica e gjykatësve synojnë ta shpallin jo kushtetues dhe amnistia të hyn në fuqi. Kjo do të shpëtojë të gjithë zyrtarët e akuzuar dhe të dyshuar për të cilët ka procedura.

Ish kryeministri i arratisur Nikolla Gruevski, ish ministrja e Punëve të brendshme Gordana Jankulloska, Martin Protogjer, Mile Janakieski, Goran Grujevski, Nikolla Boshkoski, Toni Jakimovski, Edmond Temellko, ish kryetarët e komunave Toni Trajkovski dhe Vlladimi Talevski, pastaj të gjithë anëtarët e njësitit alfa të akuzuar në “Tortura”, Bedredin Ibraimi, Menduh Thaçi, gjyqtarja Svetllana Kostova, ish-ministri Lupço Dimovski … si dhe i ndjeri Kosta Krpaç, por edhe Zarko Llukovski, i cili vdiq sot, janë ndër zyrtarët e akuzuar dhe të dyshuar t ë cilët ishin amnistuar. Gruevski dhe Jankulloska janë dënuar dhe Gruevski, Ibraimi, Mijallkov dhe Thaçi janë dënuar me burg, por asnjëri prej tyre nuk është në burg, të gjithë janë në procedurë të ankimimit.

Shumica e gjyqtarëve konsiderojnë se me mundësinë e dhënë me nenin 11-a për të anuluar faljen që e ka dhënë, presidenti i shtetit del jashtë kompetencave që iu kanë dhënë presidentit në nenin 84 të Kushtetutës dhe në atë mënyrë e ka shkelur parimin e sundimit të së drejtës. Votat (pesë kundrejt katër në këtë rast) për të vendosur në rend të ditës një nismë për të shqyrtuar kushtetutshmërinë e një neni, neneve të kontestuar, janë në praktikë edhe votat, përkatësisht rezultati i votimit përfundimtar për të njëjtën nismë.

Në Gjykatën Kushtetuese na thanë që në shumë shtete anëtare të BE-së, nga të cilat është kërkuar mendim, ata kanë marrë përgjigje se në legjislacionet e tyre nuk ekziston mundësia për tërheqjen e faljes që është dhënë.

Përpjekja e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Sali Murati për të zgjeruar nismën me kontestim të mundësisë ligjore të presidentit të Shtetit për të amnistuar pa asnjë procedurë paraprake, pa kërkesa ndaj tij dhe për të amnistuar persona ashtu si do t’i teket atij, pa pëlqimin e atyre personave, që është ndërhyrje e presidentit në gjyqësor, nuk ka kaluar te shumica e lartpërmendur prej pesë gjyqtarëve, sepse ashtu do të dështonin amnistitë që i ka dhënë Ivanov për VMRO-DPMNE dhe DSK me vetë-iniciativë.

Kuvendit i duhet vetëm të jep interpretim autentik se faljet e Ivanovit janë të pavlefshme, pasi që në kohën kur ai e kishte dhënë amnistinë, neni 11 për falje pa procedurë nuk ekzistonte. Atëherë Gjykata Kushtetuese nuk do të kishte arsye për të diskutuar dhe nuk do të mund të aktivizonte amnistitë e Ivanovit./Portalb/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com