Presidenti i PE viziton Tiranën në 3-4 shkurt, David Sassoli: Po shkoj në Shqipëri për të dhënë shpresë

 Presidenti i PE viziton Tiranën në 3-4 shkurt, David Sassoli: Po shkoj në Shqipëri për të dhënë shpresë

Pritet që në datat 3-4 shkurt, presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli të vizitojë Shqipërinë.

Mësohet se gjatë vizitës së tij këtu, ai do të takohet me një sërë drejtuesish të vendit, duke filluar me kryeministrin Rama, kryparlamentarin Ruçi, presidentin Meta, kryetarin e bashkisë Tianë, Erion Veliaj, si dhe me kreun e PD-së Lulzim Basha.

Po ashtu, pjesë e takimeve të jetë edhe një fjalim në kuvend, si dhe një takim me Klajda Gjoshajn e LSI, dhe së fundmi me studentët e universiteteve.

Ai është shprehur se po vjen në Shqipëri për të dhënë shpresë për të ardhmen ne muajt e vështirë që po vijnë. Po ashtu, ai ka rikonfirmuar mbështetjen e PE për hapjen e bisedimeve për negociata me vendin tonë.

“Po shkoj në Shqipëri për të inkurajuar dhe për të dhënë shpresë për të ardhmen pas disa muajve të vështirë për vendin. Dua të riafirmoj mbështetjen e fortë të Parlamentit Evropian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dy vendet kanë bërë përparim shumë të madh, në përputhje me pritjet tona.

Fillimi i negociatave mund të jetë një shtysë e fortë për reformat që ende nevojiten në udhën e anëtarësimit në BE. Ne do të bëjmë çmos edhe për të bindur shtetet anëtare që ende kishin rezerva për këtë në mbledhjen e fundit të Këshillit. Unë e inkurajoj Shqipërinë që të përqendrohet në objektivin e përgjithshëm dhe ta përdorë këtë kohë për të adresuar çdo shqetësim që është ngritur, veçanërisht në lidhje me respektimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Këto reforma janë në thelb për më të mirën e vendit tuaj dhe brezave të ardhshëm. Edhe nëse rruga është e vështirë herë pas here, çdo hap na afron me një të ardhme të përbashkët evropiane, e cila do të pasurojë si Shqipërinë ashtu edhe BE-në”, – është shprehur Sassoli.

Kjo vizitë e Sassoli-t vjen pas vizitës së që presidenti i Parlamentit Evropian bëri në muajin nëntor në Maqedoninë e Veriut.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com