Prindërit padisin të birin sepse nuk po u lind një nip ose mbesë – AlbMania      

Prindërit padisin të birin sepse nuk po u lind një nip ose mbesë

 Prindërit padisin të birin sepse nuk po u lind një nip ose mbesë

Një çift indian kanë çuar në gjykatë birin e tyre dhe nusen e tij, në atë që konsiderohet si rasti i parë në botë i veprimit ligjor për faktin se ata nuk po lindin fëmijë.

Sanjeev e Sadhana Prasad, nga shteti verior indian Uttarakhand, thonë se fakti se djali i tyre nuk po u lind një nip ose mbesë po u shkakton “agoni mendore dhe shqetësim të thellë”.

Prindërit thonë gjithashtu se kanë shpenzuar shumë para në arsimimin dhe rritjen e të birit, dhe fëmijët mund të ishin kompensimi i tyre i vetëm për përpjekjet e shpenzuara.

Në dokumentet ligjore çifti Prasad kërkojnë që djali i tyre Shrey Sagar dhe e shoqja Shubhangi ose të lindin një fëmijë brenda një viti, ose ndryshe t’i dëmshpërblejnë me $700,000.

Zoti Prasad shpjegon se ata kanë paguar për martesën e kushtueshme të Shrey e Shubhangi në një hotel me pesë yje dhe i kanë blerë dhe makinën luksoze prej $90 000, si dhe i kanë mbështetur financiarisht për dy vjet, derisa i biri u trajnua dhe gjeti punë si pilot.

Ai shton se kanë paguar që djali dhe e shoqja të shkonin në pushimet luksoze të muajit të mjaltit në Tailandë.

“I kam dhënë tim biri të gjitha paratë, e kemi trajnuar në Amerikë. Tani nuk kemi më para. Kemi marrë një hua nga banka për të ndërtuar shtëpi, jemi të trazuar financiarisht dhe personalisht”, tha zoti Prasad për gazetarët.

“Kur ai më në fund u martua në 2016 ne shpresonim që do të na jepte një nip ose mbesë që të kishin për moshën e pensionit”.

Por tashmë pas gjashtë vjet martese, prindërit nuk kanë parë asgjë të tillë dhe po ngrejnë me të drejtë padi nga të birit.

“Për të rritur atë ne kemi vrarë ëndërrat tona. Është një ëndërr edhe të jesh gjysh apo gjyshe, ne kemi pritur prej vitesh,” tha Prasad për rrjetin vendas National World.

Zoti Prasad thotë se kërkon që i biri t’i kthejë 25 milionë rupi ($350,000) të shpenzuara për rritjen dhe arsimimin e tij, plus të njëjtën shumë për dëmet e shkaktuara nga dështimet e pritshmërive.
Puna që ka nisur Shrey bën që ai të jetojë larg Shubhangi por më e keqja është se cifti nuk ka në plan të nisin një familje.

Prasad shton: “Djali im është martuar prej gjashtë vitesh dhe ata nuk kanë planifikuar ende për një bebe. Sikur ne të kishin një nip ose mbesë, dhimbja jonë do të ishte më e durueshme”.

Shumë familje tradicionale kërkojnë pasardhës nga bijtë e tyre por marrja e veprimit ligjor për këtë është e paprecedentë.

Avokati Arvind Kumar Srivastava tha se seanca paraprake e cështjes do të mbahet në veri të Indisë më 17 maj.