Proces gjyqësor për organizatorët e dhunës në Kuvend, Veljanoski e Manasievski në mesin e të akuzuarve

 Proces gjyqësor për organizatorët e dhunës në Kuvend, Veljanoski e Manasievski në mesin e të akuzuarve

Organizatorët për pushtimin e dhunshëm të Kuvendit më 27 prill të vitit 2017 do të paraqiten para trupit gjykues, gjyqit. Para trupit gjykues do të dalin ish kryetari i parlamentit Trajko Veljanoski, ish-ministrat në qeverinë e VMRO-DPMNE-së Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski dhe ish-drejtori i DSK-së, Vladimir Atanasovski. Pasi prokuroria prezantoi faktet dhe provat e organizimit të dhunës në të “Enjten e përgjakshme”, Gjykata Penale sot njoftoi se ka pranuar aktakuzën. Seanca e parë do të caktohet pasi të caktohet gjykatësi.

Pas aktakuzës së vlerësuar tashmë, është ngritur çështja penalo – juridike e cila, sipas sistemit AKMIS do t’i caktohet një gjykatësi për veprim të mëtutjeshëm për çka palët dhe publiku do të informohen në mënyrë shtesë – thonë nga Gjykata Penale.

Të arratisurit, ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish kryeshefi i policisë sekrete, Nikolla Boshkoski gjykimin do ta ndjekin nga Hungaria dhe Greqia. Ata shpëtuan nga aktakuza dhe tani do të mbeten në statusin e të dyshuarve. Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit planifikon procedurën ta vazhdoj për ta nëse ndonjëherë kthehen në vend. Gruevski fitoi azil në Hungari ndërsa Boshkoski pret azil politik në Greqi. Por, në ndërkohë, katër ish zyrtarët do të paraqiten para trupit gjykues. Janakieski, Ristoski dhe Atanasovski me polici nga arresti shtëpiak do të sillen para Gjykatës Penale. Vetëm ish krye- parlamentari Veljanovski do të vijë si i lirë për shkak të imunitetit të deputetit.

Prokuroria i akuzon për veprën penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”. Personat në fjalë, sipas aktakuzës, kanë përgatitur dhe realizuar plan të dhunshëm që mos të ketë pranim- dorëzim të qetë të pushtetit pas zgjedhjeve. I kanë organizuar protestat para KSHZ-së dhe para Parlamentit kur më 27 prill, protestat kulmuan me hyrje të dhunshme në institucionin më të lartë në vend. Sipas aktakuzës, Ristovski dhe Janakieski kanë mobilizuar VMRO-në duke angazhuar anëtarë dhe duke dhënë urdhra nga partia. Boshkoski ka pasur për detyrë t’i armatos protestuesit në parkun përballë Kuvendir ndërsa Veljanovski ka pasur për detyrë t’i fsheh ngjarjet.
Për ngjarjet e 27 prillit, tashmë ka procedurë gjyqësore. Gjykatësja Dobrilla Kacarska gjykoi me 211 vite me burg 16 të akuzuar për rrezikim terrorist të Kushtetutës. Dënimin më të lartë prej 18 viteve me burg e mori ish drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov ndërsa dënimin më të vogël prej 7 viteve e mori sigurimi i Parlamentit, Abdulfeta Alimi. Por, 15 persona u amnistuan. Në mesin e tyre ishin deputetët Kërsto Mukoski, Sasho Vasilevski, Johan Tarçullovski, Luben Arnaudov dhe Lupço Dimovski. I vetmi tek i cili gjykata nuk gjeti faj ishte këngëtari i operës, Igor Durllovski./Alsat/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com