Prof. Gjyla Çeliku pyet Blendi Fevziun: Pse nuk e ftoni Ziadin Selën në Opinion?!

 Prof. Gjyla Çeliku pyet Blendi Fevziun: Pse nuk e ftoni Ziadin Selën në Opinion?!

Profesoresha Gjyla Çeliku ka kritikuar ashpër moderatorin- Gazetarin e emisionit Opinion, Blendi Fevziun se në emision e tij asnjëherë nuk e ka thirrë liderin e ASH-së, Ziadin Selën. Sipas saj Blendi Fevziut i intereson më shumë paraja se sa kombi andaj edhe nuk thirrë intelektual apo politikan që nuk kanë para.

“Blendi Fevziu fton në emisionet e tij çdoherë pozitën dhe paratë, duke i promovuar Shqipërisë gënjeshtra të kulluara për Maqedoninë e Veriut, asnjëherë nuk e kam parë Ziadin Selën në emisionin e tij dhe a thua pse?
E ftoi edhe Albinin sepse pretendon përsëri pozitën dhe paratë, por nuk ia del me te😉
Nuk është politika e trojeve shqiptare ajo që promovon, shet e blen Blendi kush ka më shumë dhe nuk i interson kombi, ndaj mos i besoni. Në Dardani ka politikanë të cilët nuk hezitojnë të thonë realitetin dhe të ndryshojnë perceptimin, por ama ata s’i fton Blendi sepse s’kanë miliona dhe rrymave të ndryshme u pengojnë…” ka shkruar Çeliku.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com