Prof.Halil Snopçe takon esnafin e Gostivarit

 Prof.Halil Snopçe takon esnafin e Gostivarit

Sot pata nderin të vizitojë dhe bisedojë me efsnafin në qytetin tim, Gostivarin. Nga biznesi hasa në mikëpritje, por edhe shumë kritika rreth trajtimit të tyre deri më tani nga politika dhe shteti.

Pas bisedova me disa pronarë, shpalosa një pjesë të programit ekonomik të koalicionit Aleanca me Alternativë, duke u premtuar atyre ekonomi të barabartë në sektoret që veprojnë.

Për çdo punësim të ri, i cili përmirëson përfaqësimin e barabartë në kompani, shteti do të mbulojë 50 përqind të kontributeve sociale.
Me këtë masë, ne duam të motivojmë krijimin e vendeve të reja të punës dhe mbajtjen e rinisë në vendlindje, pasi e dini se rajoni i Pollogut ku janë të koncentruar shqiptarët, migrimi është më i theskuar në vendin tonë.

Poashtu folëm edhe për “kancerin” e shoqërisë sonë e cila dëm të madh na krijon edhe te rinia. Pra, largimin e kazinove dhe objekteve tjera që ofrojnë lojrat e fatit nga vendbanimet, konkretisht vendosjen e tyre vetëm në hotele me pesë yje dhe jo në çdo cep të qytetit dhe lagjeve, koncept i cili funksionon edhe në botën perendimore.

Koalicioni ynë “Shtet për të gjithë” ofron kushte të barabarta për çdo qytetarë në këtë shtet, prandaj dhe premtojmë barazi të plotë,s idomos në sferën e ekonomisë. Ftojë qytetarët të mbështesin këtë koncept dhe kalicion me të cilin, bashkërisht do ta kthejmë dinjitetin dhe lirinë e qytetarit. Prandaj, me 15 korrik masovikisht ti themi bashkë stop diskriminimit dhe të nisim kapitullin e ri të ndryshimit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com