Profesorit i plas durimi, fton studentët “ta çojmë në opozitë BDl-në!”

 Profesorit i plas durimi, fton studentët “ta çojmë në opozitë BDl-në!”

Shkruan, Zulxhevat ABDIJA –profesor në Universitetin e Tetovës

Periudhë të gjatë kohore kam qenë pjesë e strukturave të BDl, kam qenë edhe anëtarë i këshillit të përgjithshëma të BDl-së. Ata që më njohin e dinë mirë se cilat kanë qenë qëndrimet mia lidhur me politikat e BDl-së, sepse i kam shprehur brenda organeve partiake kur rrallë kush merte guximin, prej kohësh kam kërkuar që interesin publik ta vendojmë mbi atë individual dhe grupor, kam kërkuar që të luftohet korupcioni me vendosmëri si dhe të meremi me problemet që jetë do te thonë! Për fat të keq asokohe kur BDl ishte e forte me VMRO në sytë e funksionarëve dhe lidershipit të BDl-së shihesha si armik! Sot kur tjetër kush imponoj një model tjetër të politikëbërjes, po ky lidership i BDl-së dhe funksionarët e saj e kanë gojën plot me drejtësi dhe veting, t’Ju them të drejtën më vjen të vjell dhe të konstatoj se BDl është me afat të skaduar politik! Ja disa nga arsyet:

Nuk ka kapacitet intelektual për t’u reformuar, në BDl njerëzit e shkolluar me punë e djersë, duhet të jenë në shërbim të atyre që “diplomat” dhe “titujt” i kanë marë duke shkuar rreth e përqark shkollave dhe fakulteteve!

Institucionet shtetërore i kanë kapur si me qenë pronë private e tyre dhe i mbushin me kuadro që paraprakisht i kanë bërë me diploma fallso!

Gati një dekadë janë shndruar në paravan të së keqes!

Nuk kanë qëndrim të qartë për asnjë problem shoqëror, qëndrimet i formojnë në varshmëri prej partnerit të koalicionit(sepse për të vjedhur ide janë mjeshtër të paparë).

Nuk e durojnë konkurencën brenda kampit politik Shqipëtar janë në gjendje me dreqin të bashkëpunojnë për ta eliminuar konkurencën. Të vetëdijshëm se po humbën njiher, njerëzit do ta shijojnë lirinë dhe ata kurë më nuk do mund të kthehen në pushtet.

Janë të preferuarit e partive Maqedonase, e kjo më çon ta pyes veten pse!
Të gjithë ne, e dimë se partitë politike Maqedonase për fat të keq gjithmonë e kanë përkrahur të keqen brenda nesh!

Ka kohë që interesi publik nuk ju intereson fare, ju intereson vetëm mënyra si t’i mashtrojnë, shantazhojnë, kushtëzojnë apo detyrojnë votuesit duke e shfrytëzuar gjendjen e rëndë ekonomike të tyre për t’i detyruar të votojnë për ta , e më pastaj, ata hudhen në garë se cili prej tyre më shumë do të pasurohet! Pa shiqoni rreth vetes, si jetojnë ata që Ju i keni zgjedhur dhe si jetoni Ju!

Nuk ju inereson fare e drejta apo drejtësia !

Model të veprimit politik e kanë gënjeshtrën , ndërkëmbëzat, hudhjen e pluhurit syve, paranë!

Nuk lënë pa përdorur asnjë hallkë të shtetit për t’i izoluar njerëzit që guxojnë t’u thonë se gabim e kanë! Gabim e kanë kur mendojnë se patriotizmi ka filluar me ata dhe do përfundon me ata (e kam fjalën për lidershipin e BDl-së).

Po sillen sikur janë pronarë të fateve tona, nëse vazhdojnë edhe pak , do të duhet t’i pyesim a të marim frymë ose jo!

Punëtorve dhe atyre me dhunti po tentojnë t’ua nëpërkëmbin aftësitë dhe t’i shëndrojnë në polltron të tyre!

Janë shndruar në spirancë, nuk e lënë shoqërinë të ec përpara!

Mënyrën e funksionimit e kanë mafioze!

Sistemin shëndetësor aq mirë e kanë rregulluar saqë mjekët i kanë sjellë në deregje që pacientët t’i shohin si para!

Arsimin dhe sistemin arsimor e kanë rënuar në thelb, kur bisedojnë për arsimin, flasin për ate se sa toalete ,dysheme apo salla sporti kanë ndërtuar, nuk e dinë se epiqendra është faktori njeri d.m.th mësimdhënësit(që nënkupton se duhet të jenë të motivuar dhe respektuar për punën që bëjnë) dhe nxënësit të cilët duhet të jenë të lumtur kur janë në shkollë!

Ne nuk mund të presim që punët e mira të vinë vetëvetiu, ose duhet të përpiqemi ta ndryshojmë këtë gjendje ose do të ikim të gjithë nga ky vend i kontaminuar me hajni!

Kur BDl t’i humb zgjedhjet mos mendoni se do të bëhet kiameti, përkundrazi të gjithë do të jemi të lumtur, ata 100-200 vete që janë mbushur me para si shega gjatë këtyre viteve, do t’i shijojnë frytet e “punës së ndershme të tyre” , kurse ne të tjerët do të clirohemi prej kthetrave të tyre dhe në një farë forme të gjithë të kënaqur!

Po shiten si shumë të fortë, e sa të fortë dhe të organizuar janë do të shihet kur t’i humbin zgjedhjet!

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com