Projektligji për pagën e re minimale i ndryshon katër ligje, preken edhe veteranët e UÇK-së – AlbMania      

Projektligji për pagën e re minimale i ndryshon katër ligje, preken edhe veteranët e UÇK-së

 Projektligji për pagën e re minimale i ndryshon katër ligje, preken edhe veteranët e UÇK-së

Katër ligje duhet të ndryshohen për t’i hapur rrugë ngritjes së pagës minimale në vend. Të mërkurën, Qeveria miratoi projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore.

Me këtë rast do të ndryshohen dhe plotësohen ligji për veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai për Personat e Verbër, ai për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë dhe ai për Tatimin në të ardhurat personale.

“Përmes këtij Projektligji synohet që të eliminohen mëdyshjet ligjore rreth pagës minimale në nivel kombëtar, specifikisht rregullimin ligjor të lidhshmërisë së pagës minimale në nivelin e beneficioneve sociale sipas ligjeve të mësipërme”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Faton Klinaku, Sekretar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK ka thënë se ma automatizëm paga e një veterani do të jetë 250 euro neto në rast se vendimi hyn në fuqi.

Madje, ai ka sqaruar se si kjo do të bëhet meqë ligji i 2017 për kategorizimin e pagave të veteranëve të luftës së UCK nuk ka ndodhur kurrë.

“Më 2017 ka qenë një ligj për kategorizimin e pagave të veteranëve varësisht kohëzgjatjes dhe pjesëmarrjes së një veterani në luftë, por ai ligj asokohe është kundërshtuar nga VV, AAK dhe NISMA’, ka thënë ai.

Pas ndryshimeve, këtyre kategorive s’u garantohet pension në lartësinë e pagës minimale, të cilën Qeveria synon ta ngritë në 250 euro neto, nga 170 sa është aktualisht.

Ministria e Financave pritet të vendosë për lartësinë e shumës së kompensimit për këto kategori.

Me legjislacionin në fuqi, rritja e pagës minimale rrit automatikisht edhe pensionet e veteranëve. Kjo pasi ndryshimet në Ligjin e veteranëve hyjnë në fuqi vetëm pasi të bëhet kategorizimi përfundimtar i veteranëve të luftës, e i cili nuk është bërë që nga viti 2017.

© SYRI.net