Prokuroria ka hapur lëndë për Arbër Ademin, Agim Nuhiun dhe Safet Emrulin

 Prokuroria ka hapur lëndë për Arbër Ademin, Agim Nuhiun dhe Safet Emrulin

Prokuroria Themelore në Tetovë, ka hapur lëndë kundër Ministrit të Arsimit, Arbër Adei, zëvendësministrit të MPB-së, Agim Nuhiu dhe ndaj funksionarit tjetër të BDl-së, Safet Emruli, për veprën penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare sipas nenit 33 të kodit Penal, përcjell in7 nga mediat maqedonase.

Siç shkruan FAKULTETI.mk, këtë informacion e ka verifikuar vetë Prokurorja e Prokurorisë Themelore në Tetovë, Dragosllava Popovska.

“Po, po zhvillohet një procedurë kundër tre funksionerëve shtetëror për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare. Lënda është në fazën e hetimeve paraprake.”, ka thënë shkurt prokurorja Popovska.

Rasti në fjalë ka të bëjë me informacionet se të tre këta fuksionerë kanë marrë para nga ana e Universitetit të Tetovës në bazë të kontratave autoriale edhe pse ligjërisht kjo nuk ka qënë e lejuar. Sipas informacioneve jozyrtare, pas zbulimit të rastit dhe pasi është kuptuar se këto mjete janë marrë kundër ligjit, të njëjtë i kanë kthyer mjetet në buhetin e universitetit dhe me kaq e kanë mbyllur këtë temë, shkruan in7.

Për rastin në fjalë, në muajin Dhjetor të vitit të kaluar, in7.tv ka dërguar pyetje zyrtare drejt Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe atë në së paku tre departamente të këtij universiteti, po sot e kësaj dite nuk kemi marrë kurrfarë përgjigjeje. Pyetja kishte të bënte pikërisht për informacionet se këta funksionerë kanë marrë para nga Uniersiteti gjatëkohës që kanë ushtruar funksion publik dhe se pasi është konstatuar si veprim i kundërligshëm, paratë janë kthyer pas.

Informacionet e in7.tv flasin se rasti ka rënë në gjurmët e Policisë Financiare prej ku është konstatuar se veprimi i tillë është i kundërligjshëm./in7.tv/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com