Propozim-ligji për lojërat e fatit, të hënën në komisionin kuvendor – AlbMania    
     

Propozim-ligji për lojërat e fatit, të hënën në komisionin kuvendor

 Propozim-ligji për lojërat e fatit, të hënën në komisionin kuvendor

Pas zvarritjes për më shumë se një vit e gjysmë, propozim-ligji për lojërat e fatit, do të jetë të hënë në Komisionin e Kuvendit për Financa, me procedurë të shkurtuar. Nga BDI si propozues të ligjit thonë se kanë sinjale pozitive nga më shumë deputetë që do të mbështesin këtë propozim ligj. Duke mos dashur që të flasin para kamerës, deputeti Ejup Alimi thotë se do të përpiqen që ligji të kalojë para shpërndarjes së Kuvendit. Ndërsa nga VMRO-DPMNE, deputetja dhe kryetarja e Komisionit për Financa, Liljana Kuzamovska u shpreh se në seancën e caktuar për të hënën ky propozim ligj do të jetë në rend dite. Por nuk dëshirojë të shtojë se a do të mbështesin ose jo. Nga LSDM, deputeti Jovan Mitrevski, shtoi se do të përkrahin propozim ligjin.

Në seancën e 131-të, i njëjti ligj u dorëzua me procedurë të shkurtuar, ne e përkrahëm nevojën për procedurë të shkurtër dhe presim që të caktohet komisioni për financim dhe buxhet dhe të hapet kjo temë- tha Jovan Mitrevski, LSDM.

Para një viti e gjysmë lëvizja Anti-bixhoz, filloi protesta kundër bastoreve dhe kazinove që vazhdimisht po hapeshin afër shkollave, vendbanimeve dhe në qendra të qytetit. Deputetët e pushtetit u zotuan se do të përgatisin propozim ligjin. E dorëzuan në Kuvend dhe u zhvilluan disa debate publike. Në këto debate, lëvizja anti-bixhoz dhe shoqata tjera kund kumarit kërkuan që të ketë masa të rrepta për hapjen e kazinove, bastoreve, por edhe mbyllja e atyre që ndodhen në vende të papërshtatshme, sidomos ku frekuentojnë nxënës dhe adoleshentë. Pas zhvillimit të debateve, ky propozim ligj nuk kaloi në fazën e dytë dhe po zvarritet për më shumë se një vite e gjysmë. Propozim ligji për Lojërat e fatit, në seancën e 131-të përsëri u dorëzua me procedurë të shkurtër ku deputetët e mbështetën nevojën që ky ligj të miratohet. Nëse ky propozim ligj do të kalojë edhe në fazën e dytë, atëherë lojërat e fatit do duhet të largohen tre kilometra larg vendbanimeve./Alsat/