Propozim-ligji për Prokurorinë Publike para miratimit

 Propozim-ligji për Prokurorinë Publike para miratimit

Propozim-ligji për Prokurorinë Publike dhe Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publikë, me procedurë të shkurtër, dje kaloi në Komisionin kuvendor për Çështje Evropiane.

Anëtarët e Komisionit vendosën që t’i ndjekin në procedurë të mëtutjeshme, gjegjësisht që të shkojnë në seancë plenare. Ende nuk dihet se kur do të mbahet seanca, ndërsa siç paralajmëroi paraprakisht spikeri i Kuvendit Talat Xhaferi, Kuvendi duhet të shpërbëhet më së voni më 16 shkurt, me qëllim që zgjedhjet e parakohshme të mbahen në datën për të cilin janë marrë vesh, më 12 prill.

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, duke e shpjeguar Propozim-ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publikë, tha se askush nuk duhet të ketë dilemë se neni 110 ka të bëjë me materialet e bisedave të përgjuara të cilat janë ndërmarrë nga Prokuroria Speciale Publike.

“I gjithë neni flet për lëndë të cilat kanë filluar deri më 30 qershor të vitit 2017 dhe lëndë të cilat janë pas 30 qershorit dhe këtu bën dallim në përdorimin e dëshmive se si do të veprohet me to”, tha Deskoska.

Ministrja e Drejtësisë informoi se po ashpërsohen kriteret për atë se kush mund jetë nen i Këshillit për Prokurorë Publikë, konfirmohet procedura për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë nga vetë prokurorët publikë, por edhe nga Kuvendi.

Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristian Mickoski dje deklaroi se nuk sheh arsye për pjesëmarrje të mëtutjeshme të deputetëve të partisë të cilën e udhëheq në Parlament për shkak të tërheqjes nga marrëveshja politike që të shpërbëhet Kuvendi. Mickoski porositi se nuk duhet të shmanget marrëveshja e arritur për terminët për shpërbërjen e Kuvendit dhe për zgjedhje.

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane dhe deputet i BDI-së, Artan Grubi dje deklaroi se në kohë rekorde Komisioni për Çështje Evropiane ka përfunduar debatin për propozim ligjin për Prokurorinë Publike dhe propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publikë, pa u pranuar asnjë amendament.

Deputetja dhe koordinatorja e Forumit të grave të LSDM-së, Snezhana Kalevska-Vançeva dje në Kuvend deklaroi se Ligji për PP-në është themel i reformave në gjyqësor, garanton drejtësi joselektive dhe nuk lejon amnisti të fshehur.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com