PSD prezanton logon e re të partisë! – AlbMania    
     

PSD prezanton logon e re të partisë!

 PSD prezanton logon e re të partisë!

Kryetari i Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj, ka prezantuar logon e re të partisë së tij.

Molliqaj ka thënë simboli i tyre është abstrakt, por me shprehje.

“Simboli ynë është abstrakt, por me shprehje. Është demokracia si fushë e hapur. Pa vend të garantuar për subjektin, apo çfarëdo entiteti substancial. Tek format e ndara, por që rrijnë bashkë me njëra – tjetrën kemi paraqitur pikëpamjen tonë për demokracinë shoqërore. Klasa, shtresa, çështje: punëtorët, barazia gjinore, ambienti. Ajo është shumësia në veprim si marrëdhënie e vazhdueshme hegjemonike midis secilës pjesë dhe tërësisë, që nuk degradon në politikë identitare, as nuk mbyllet e reduktohet tek Njëshi unitar”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:

Simboli ynë është abstrakt, por me shprehje. Është demokracia si fushë e hapur. Pa vend të garantuar për subjektin, apo…

Gepostet von Dardan Molliqaj am Samstag, 8. Februar 2020