PSG – Bayern, lufta e titanëve për trofeun më të lavdishëm evropian

 PSG – Bayern, lufta e titanëve për trofeun më të lavdishëm evropian

Liga e Kampionëve e “fitoi” betejën me koronavirusin.

Kompeticioni më i lavdishëm i futbollit evropian pavarësisht problemeve dhe ndalesave gjatë pjesës së parë, tani po e përfundon me sukses misionin për këtë edicion.

Bayern Munich dhe PSG lëshohen në stadiumin e Lisbonës për të prodhuar spektakël në finalen e sontme që luhet me fillim nga ora 21:00.

Bayerni ka qenë i jashtëzakonshëm me paraqitjet e tij në këtë edicion në Ligën e Kampionëve, atje ku ka triumfuar para çdo sfide madje edhe me rezultate bindëse e të thella.

Në anë tjetër, PSG ka ka pasur një short më të lehtë, duke eliminuar Atalantën dhe Leipzig.

Yjet e sulmit, Neymar, Mbappe dhe Di Maria në njërën anë, kurse Muller, Lewandoski dhe Gnabry në anën tjetër premtojnë “tundje” të shpesht të rrjetave dhe mbi të gjitha spektakël të madh.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com